FOTO/Brikena na prezanton vëllain për herë të parë!

Showbiz

FOTO/Brikena na prezanton vëllain për herë të parë!

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Brikena, ka surprizuar ndjekësit me një moment të veçantë familjar, duke ndarë për herë të parë një foto me vëllain e saj.

Në fotografinë e postuar në rrjetet sociale, Brikena dhe vëllai i saj shfaqen së bashku në një makinë, të buzëqeshur dhe në një atmosferë të afërt familjare. Përveç paraqitjes së tyre dhe stilit të kuruar, vëmendjen e ndjekësve e ka marrë edhe dedikimi i ëmbël që ajo ka zgjedhur për të shoqëruar foton.

Krahas emrit të tij, Brikena ka shkruar “Dasuliaa”, të shoqëruar me emoji dashurie, duke treguar lidhjen e ngushtë dhe afeksionin që ka për të vëllain. Postimi ka marrë menjëherë komente pozitive. Ndërkaq, ndarja e ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania 5”, Mateos dhe Brikenës, vijon të jetë në qendër të vëmendjes, ndërsa këtë herë në debat janë përfshirë edhe familjarët e tyre. Pas përfundimit të lidhjes së çiftit, ndjekësit kanë nisur të analizojnë çdo lëvizje të tyre në rrjetet sociale, duke kërkuar sinjale për raportet mes tyre.

FOTO/Brikena na prezanton vëllain për herë të parë!

 

ME TE LEXUARAT