Kanye West reagon pas koncertit në Tiranë: Faleminderit Edi Rama e Shqipërisë për mikpritjen në vendin tuaj të bukur

Në një natë më parë, Kanye West performoi në “Eagle Stadium” në Tiranë përpara 60 mijë fansave.
Koncerti bëri bashkë në Tiranë fansa nga 80 kombësi të ndryshme.
Entuziazmi i tyre ishte i jashtëzakonshëm, teksa ndan emocionet dhe pritshmëritë për natën që e kishin pritur prej kohësh.
Vetë artisti amerikan me famë botërore reagoi pas asaj nate, duke falënderuar Ramën dhe Shqipërinë për ndërtimin e stadiumit dhe për mikpritjen.

“Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë për ndërtimin e një stadiumi dhe për mikpritjen që më bëtë në vendin tuaj të bukur”, shkruan Kanye.
Koncerti i Kanye West u shndërrua në një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në vendin tonë, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e destinacioneve që mirëpresin spektakle të mëdha.


