Këngëtarja e njohur, përjeton momentin e veçantë familjar/ Era Istrefi bëhet teze për herë të dytë (FOTO)

Showbiz

Këngëtarja e njohur, përjeton momentin e veçantë

Era Istrefi po përjeton një tjetër moment të veçantë familjar. Këngëtarja shqiptare është bërë teze për herë të dytë dhe ka ndarë me ndjekësit një nga momentet e para me anëtaren më të re të familjes.

Era ka publikuar një fotografi ku shihet duke mbajtur në krahë vogëlushen, vajzën e motrës së saj, Nita Istrefi. Në imazh, këngëtarja e përqafon me shumë dashuri, ndërsa duket qartë emocioni i saj për ardhjen në jetë të mbesës.

Krahas fotografisë, Era ka ndarë edhe një dedikim shumë të ndjerë, duke e përshkruar vogëlushen si një shpirt të ëmbël dhe me energji të pastër.

"Shpirti im i vogël, më i ëmbli, me fytyrën më të bukur dhe energjinë më të pastër. Nuk e ke idenë se sa shumë dashuri ke sjellë tashmë në jetët tona" -ka shkruar ajo.

Këngëtarja vijoi me urimet për jetën e mbesës, duke shprehur dëshirën që ajo të rritet e rrethuar nga dashuria dhe të ketë gjithmonë arsye për të buzëqeshur.

"Bota qoftë gjithmonë e mirë me ty, zemra jote qoftë gjithmonë plot dashuri dhe jeta të dhëntë çdo gjë të bukur që meriton" -shkroi Era.

Ajo i uroi vogëlushes gjithashtu një jetë të mbushur me lumturi, shëndet, magji dhe momente të bukura, përpara se ta përshëndeste me një nga fjalitë më të ëmbla të dedikimit:

"Je aq e dashur, engjëll i vogël. Mirë se erdhe në botë". Ky është një tjetër moment i veçantë për familjen Istrefi, ndërsa Era duket se e ka pritur me shumë emocion ardhjen e mbesës së saj të dytë.

Fotografia e publikuar nga këngëtarja ka zbuluar edhe një anë më familjare dhe të ndjeshme të Erës, larg skenës dhe vëmendjes së showbiz-it. Tashmë, një tjetër vogëlushe ka marrë një vend të veçantë në zemrën e saj: mbesa që Era e quan “engjëlli im i vogël”.

ME TE LEXUARAT