“Kisha presion nga Monika...”/ Arbër Hajdari mesazh për Mirin: Rogerti nuk është...

Mbrëmjen e djeshme banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5” janë surprizuar nga mesazhet në “Big Love”. Duke qenë se paratë e mbledhura do të shkojnë për bamirësi, edhe opinionistët e këtij edicioni të pestë të reality show-t kanë dërguar mesazhe.

View this post on Instagram
Arbër Hajdari ka shkruar një mesazh me humor brenda. Ai e ka nisur në emrin e Mirit, por duke thënë se zgjodhi këtë banor pasi i ka bërë presion Monika Kryemadhi.
Pastaj tregon se arsyeja e vërtetë është se do që të japë një dorë për një familje në nevojë. Më pas u jep kurajo banorëve se edhe pak ka ngelur nga finalja e madhe. Si dhe e mbyll me “Rogerti nuk është yll”.
“Yje, zgjodha Mirin sepse pata presion nga Monika. Por thelbi i mesazhit tim është tjetër – të japim një dorë për një familje në nevojë. Edhe pak… Forca. P.S. Rogerti nuk është yll. Arbër Hajdari”, shkruhej në mesazhin e opinionistit, duke shkaktuar të qeshura te banorët.
Miri i kthen përgjigje duke i thënë:
“Të dua shumë Arbër Hajdari. E di që ato që thua i ke për tjetër gjë. Faleminderit shumë, këta tani do bëhen xhelozë të gjithë, por mos u mërzisni se e ka me për të gjithë ne”./BBVA5


