“Më jep energji negative”, rriten tensionet në Ferma Vip një javë para finales, shtohen debatet dhe akuzat

Showbiz

“Më jep energji negative”, rriten tensionet në Ferma Vip

Kur na ndajnë vetëm një javë nga finalja e madhe e Ferma Vip 3, tensionet duket se vijojnë të jenë të larta.

Një debat mes Ilir Shaqirit dhe Ervis Pupës, ka sjellë një sërë akuzash në drejtim të njëri-tjetrit.

Sjellja e Visit, i cili ka zgjedhur të qëndrojë larg konflikteve dhe debateve nuk është pritur mirë nga Iliri.

Aktori ka dekalaruar se para çdo gjëje ai vendos parimet e veta.

“Unë ndoshta dukem idealist. Kush mua më njeh që në lagje, shkollë ao kolegë pune, nuk debatoj me asnjë. Unë edhe të dal sot, dua të jap një mesazh në publik dhe dua të mbaj parimet e mia. Nuk ka asnjë dallavere. Ekzistojnë njerëz të ndryshëm dhe secili ka të drejtë të jetojë si të dojë. Unë ruaj energjin tim dhe shëndetin tim mendor dhe nuk debatoj kot. Ti (drejtuar Ilirit) më jep energji negative”, tha Visi.

Por për Ilirin, zgjedhja e Visit për qëndrimin në Ferma Vip nuk është i përshtatshëm.

“Ti ke zgjedhur të rrish në prapavijë dhe të komentosh cepave. Ti ke një gabim, se kur fillon të predikosh, vetëm flet. Që kur kam hyrë unë, ti e ke filluar muhabetin mbrapsht, sepse ke menduar se kam hyrë me mision”, tha Iliri.

ME TE LEXUARAT