Mesazh shprese me ‘Stella Stellina’, Ermal Meta mes skenës dhe familjes, ‘adoptimi’ i dy vajzave në Shqipëri

Showbiz

Mesazh shprese me ‘Stella Stellina’, Ermal Meta mes skenës dhe

“Një yll i vogël” në jakën e këmishës, mesazhi i këngës “Stella Stellina” me të cilën këngëtari shqiptar Ermal Meta merr pjesë këtë vit në festivalin Sanremo, simbolizon kujtesën dhe shpresën për fëmijët e pafajshëm në Gaza. Çdo natë gjatë performancës së tij, emri i një fëmije shkruhet mbi jakë, duke e bërë çdo interpretim jo vetëm muzikor, por edhe humanitar dhe emocional, një thirrje për t’i dhënë zë atyre që shpesh nuk dëgjohen.

“Amal” ishte flutura e mbrëmjes së parë që “performoi” së bashku me Ermal Metën në skenën e Sanremos, simbol i një fëmije të pafajshëm, e gjendur mes rrënojave të një lufte të përgjakshme, me dritën që nuk shuhet kurrë dhe kujtesës që mbetet e gjallë.

Përveç përkushtimit të tij human në skenën ndërkombëtare, Ermal Meta njihet edhe për dimensionin e tij të ngrohtë familjar. Ai dhe partnerja e tij kanë dy vajza që i konsiderojnë si bijat e tyre, të cilat kanë njohur nga një jetimore në Shqipëri dhe që prej tre vitesh janë pjesë e familjes së tyre.

Ermal Meta është një artist i njohur për pjesëmarrjet e tij të vazhdueshme në Sanremo, ku ka treguar gjithmonë një kombinim të rrallë mes talentit muzikor dhe mesazheve të forta shoqërore.

Që nga pjesëmarrja e tij e parë, këngët e tij kanë trajtuar tema të thella dhe emocionale, nga reflektimi mbi dashurinë dhe vuajtjen, te mbijetesë dhe solidariteti kundër dhunës dhe padrejtësisë. Mediat italiane shpesh e kanë quajtur një “veteran” të festivalit, duke vlerësuar jo vetëm vokalin dhe performancën, por edhe mesazhin human që përcjell me çdo këngë./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT