“Ndjej shumë për Indrin”, Vanesa: E kam të çmuar! Aktori: Marrëdhënia jonë është bio

Showbiz

“Ndjej shumë për Indrin”, Vanesa: E kam të

Përzgjedhja e filmit “Pasaporta” nën regjinë e Eduart Grishaj, nga Romiri për ta para fermerët ka shkaktuar tensione.

Aktori kryesor i filmit është Indri, i cili prej një muajsh është pjesë e Ferma Vip. Disa skena në film, në sytë e fermerëve janë parë si diçka reale mes asaj që po ndodh mes Indrit dhe Vanesës. Ola dhe Malbora kanë qenë dy fermere që e kanë vënë më në dukje këtë gjë, ndërsa theksojnë se zgjedhja e këtij filmi nga Romiri si kryefermer ishte e qëllimshme.

Por për Vanesën, mendime të tilla janë deluzionare dhe thekson se ka ndjenja të pastra dhe të vërteta për Indrin.

“Për Malborën e di se çfarë perla nxjerr, por më vjen keq për Olën. Filmi ishte një nga më të bukurit që kam parë. Ka shumë grimca tonat aty. Besoj te pëlqimi që Indri ka dhe lëmshin që po përjeton. Unë kam qenë vetë keq në fillim për shkak të lëmshit që kam pasur. Unë kam një familje jashtë. Unë në këtë marrëdhënie kam qenë e vërtetë, nuk kam frikë ta them. Për Indrin ndjej shumë dhe jam e përfshirë. Unë nuk jam vajzë skandalesh. Jam një vajzë që bëj këngë dhe dua familjen. Jam e zhgënjyer me Olën. Jam e sinqertë dhe reale dhe u qëndroj ndjenjave të mia. E di që do gjykohem por unë besoj tek Indri. Një gjë që e kam kaq reale dhe të çmuar, të komentohet kështu”, tha Vanesa.

Nga ana tjetër, Indri ka vendosur që të “injorojë” të gjitha mendimet e fermerëve dhe duke i lënë hapësirë marrëdhënies “bio” me Vanesën.

“Unë nuk e kisha menduar kurrë për ngjashmëritë e filmit që kam xhiruar vetë. Nuk e kisha menduar ngjashmëritë e skenarit që e ka shkruar dikush tjetër. Më vonë u mendova pak dhe e pash që kishte ngjashmëri. Dua të jap të vërtetën time e nuk mund të jap më shumë se kaq. Nuk më intereson që dikush ka dyshime, gjëja më e rëndësishme për mua është të kuptohem nga Vanesa dhe të jem i qartë nga ajo. Unë jam duke jetuar diçka bio”, tha Indri.

Por kush ishte qëllimi që Romiri zgjodhi filmin “Pasaporta”?

“Që mbasi u shfaq filmi kam dëgjuar fjalët sa strateg ke qenë. Tani e kuptova për çfarë bëhej fjalë. Dëshirën për të parë film në kinema verore e kam pasur para hyrjes në Fermë. Më erdhi mundësia nga Agai të shprehja 3 dëshira dhe e para ishte kjo, të shikonim një film. Përveç meje atje luan dhe Indri dhe Akili dhe fermerët të shohin një dimension tjetër të djemve. Ajo që ka ndodhur këtu është një histori që ka ndodhur në sytë tanë”, tha Romiri.

ME TE LEXUARAT