“Ne vajtojmë Chuck Norrisin”: Lamtumira prekëse e marinsave amerikanë

Me një mesazh prekës, Korpusi i Marinës së Shteteve të Bashkuara i bën homazh aktorit legjendar Chuck Norris, i cili ndërroi jetë në moshën 86 vjeç.
“Chuck Norris nuk u bashkua me Marinë… Marina e kontaktoi atë”, deklaroi fillimisht Korpusi i Marinës në një postim të publikuar dje, të premten (21 mars).
Postimi vazhdon duke thënë se “rrugët e Parajsës patrullohen gjithmonë nga Marinat dhe sot Chuck Norris u paraqit në detyrë”.
Chuck Norris didn't join the Marine Corps...the Marine Corps applied to him.
— U.S. Marines (@USMC) March 20, 2026
Heaven’s streets have always been guarded by Marines. Today, Chuck Norris reported for duty.
We mourn the passing of Chuck Norris, a @usairforce veteran, who also became an honorary Marine in 2007… pic.twitter.com/fytKZxPHcK
“Ne mbajmë zi për ndarjen nga jeta të Chuck Norris,” vazhdon postimi, “një veteran i cili u bë gjithashtu një Marinë Nderi në vitin 2007, kur iu dha titulli nga Komandanti i atëhershëm i Korpusit të Marinës, Gjenerali James T. Conway.”
“Chuck Norris është një nga pak më shumë se 100 njerëzit që kanë marrë titullin e Marinë Nderi në të gjithë historinë 250-vjeçare të Korpusit të Marinës.”
“Disa misione mund të kërkojnë një batalion, por për këtë, mjafton vetëm një Marinë Nderi,” përfundon postimi. /Lajmi i Fundit


