“Rezarta Shkurta, marrëdhënie s*ksuale me ish-shoqen e ngushtë”, gazetari bën deklaratën e fortë, përmend edhe emrin

Showbiz

“Rezarta Shkurta, marrëdhënie s*ksuale me ish-shoqen e
Një deklaratë e fortë është bërë nga gazetari Elton Tozaj gjatë emisionit “Radar”, teksa po diskutohej për emrat që përfliten si konkurrentë të mundshëm të sezonit të ri të “Big Brother VIP Albania”.

Gjatë bisedës u përmend edhe Rezarta Shkurta, për të cilën prej kohësh qarkullojnë zëra se mund të marrë një ftesë për t’u bërë pjesë e reality show-t.

Në këtë pikë, Tozaj deklaroi se, nëse Rezarta do të hynte në “Big Brother VIP”, do të dëshironte që pjesë e formatit të bëhej edhe Afroviti Goge, të cilën e përshkroi si ish-shoqe të saj.

“Nëse do të ftohet, ashtu siç flitet që është ftuar për në Big Brother, do të doja të ftohej bashkë me Afroviti Gogen. Ajo ka qenë shoqe e Rezartës dhe kanë pasur më shumë se shoqëri me njëra-tjetrën. Madje i ka dedikuar edhe këngë”, deklaroi Tozaj në “Radar”.

Deklarata e gazetarit la të kuptohej se, sipas pretendimit të tij, raporti mes dy vajzave kishte kaluar përtej miqësisë, duke ngritur pikëpyetje për natyrën e marrëdhënies së tyre të dikurshme.

Bëhet fjalë për një pretendim të bërë publik nga Tozaj dhe jo për diçka të konfirmuar nga Rezarta Shkurta apo Afroviti Goge. Deri më tani, asnjëra prej tyre nuk ka reaguar publikisht ndaj deklaratës së bërë në “Radar”.

ME TE LEXUARAT