Skandal pas aksidentit në shtëpinë e aktorit turk Kıvanç Tatlıtuğ, dalin në dritë akuzat e rënda

Showbiz

Skandal pas aksidentit në shtëpinë e aktorit turk Kıvanç
Ajo që nisi si një aksident i rëndë në shtëpinë e Kıvanç Tatlıtuğ në Stamboll, tashmë është kthyer në një çështje që po merr përmasa të tjera.

Pas rrëzimit të një punëtori nga çatia e pronës së aktorit, në skenë ka dalë një marrëveshje e diskutueshme, akuza për dokument të datuar në mënyrë retroaktive dhe një kallëzim penal që përfshin emrin e Tatlıtuğ.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 gusht në pronën e aktorit në Göktürk, në pjesën evropiane të Stambollit. Bahadur Yangibayev, shtetas nga Turkmenistani, i cili ishte sjellë për punë pastrimi, u rrëzua nga çatia dhe pësoi dëmtime serioze. Ai u dërgua në terapi intensive, ndërsa menjëherë pas incidentit nisën hetimet për të zbardhur përgjegjësitë.

Në qendër të hetimit u vendos A.A., pronari i kompanisë që po kryente punimet e rinovimit në pronën e aktorit. Ai u mor në pyetje nga autoritetet, por deklaroi se Yangibayev nuk ishte punonjës i tij dhe se nuk i kishte dhënë asnjë udhëzim për të dalë në çati. Më pas, A.A. u la i lirë nën kontroll gjyqësor. Por pikërisht këtu historia mori një kthesë të papritur.

A.A. pretendon se ndërsa ndodhej në komisariat, një avokat që ai e identifikoi si përfaqësues të Kıvanç Tatlıtuğ shkoi ta takonte dhe i kërkoi të firmoste një dokument prej tre faqesh. Sipas tij, në faqen e parë përmendej vetëm puna e “lyerjes dhe rinovimit”, ndërsa më vonë ai dyshoi se dokumenti mund të ishte datuar pas faktit, duke tentuar sipas pretendimeve të tij të zhvendoste përgjegjësinë për aksidentin te kompania e tij.

ME TE LEXUARAT