U bë e njohur për vir'gjërinë e saj në emisionin e të dashuruarve, martohet konkurentja e "Për'puthen"

Showbiz

U bë e njohur për vir'gjërinë e saj në emisionin e
Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci, ka marrë gjithë vëmendjen e ndjekësve me një postim të bërë në profilin e saj në “Instagram”.

Ajo ka publikuar dy fotografi, ku në të parën shfaqet e kapur dorë për dore me partnerin e saj, e sigurisht që gjithë sytë shkojnë tek unaza që ajo mban në gishtin e martesës.

Ndërsa në foton e dytë shfaqet ajo së bashku me partnerin, i cili është me kokë të kthyer pas, duke ruajtur kështu identitetin e tij.

U bë e njohur për vir'gjërinë e saj në emisionin e

“Përgjithmonë bashkë! Në këtë jetë dhe në çdo jetë tjetër”, shkruan Sindi bashkëngjitur me këto imazhe, duke lënë gjithashtu edhe një datë:

“03.08.2026”.

Menjëherë ndjekësit e saj kanë nisur me urimet, duke i uruar jetë të lumtur në rrugëtimin e saj të ri në jetë.

Kujtojmë se pas eksperiencës së saj në programin e dashurisë, ku u kthye në një nga personazhet më të komentuar të programit, Sindi Loci ka qenë më e rezervuar për jetën e saj private.

ME TE LEXUARAT