VIDEO/ Çfarë ndodhi në koncertin e Ylli Bakës? Këngëtari goditet nga publiku

Një incident i papritur është regjistruar gjatë një performance të këngëtarit të muzikës popullore Ylli Baka, i cili është goditur nga disa persona nga audienca teksa ishte duke kënduar.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjete sociale, artisti ishte në mes të performancës kur individë nga publiku i janë afruar dhe kanë hedhur drejt tij kuti dhe trëndafila.
Ndonëse kjo në fakt për disa nuk është konsideruar si incident, por si një traditë në tavernat greke, ku kutitë me trëndafila hidhen në shenjë argëtimi.
View this post on Instagram
Megjithëse situata ishte e bezdisshme dhe irrituese në video, këngëtari ka ruajtur qetësinë dhe ka vazhduar performancën.
Ngjarja ka krijuar reagime të menjëhershme dhe shpërndarje të gjerë në rrjet. Edhe pse nuk ka një reagim mbi vërtetësinë e kësaj video nga këngëtari, disa ndjekës kanë reaguar duke dënuar dhunën gjatë eventeve artistike, ndërsa të tjerë e kanë shpjeguar si një traditë greke në evente të tilla.


