E diela me shi, ja disa ide se çfarë mund të bëni në një ditë të tillë

Soft

E diela me shi, ja disa ide se çfarë mund të bëni në
Mund të themi se ditët me diell mbaruan. Me uljen e temperaturave, filluan dhe rreshjet e shiut dhe të borës. E në të tilla ditë, më shumë të shijon të qëndrosh ngrohtë në shtëpi, se të dalësh.

Më poshtë ju japim 5 ide si ta kaloni një ditë me shi:

1.Filloni të shikoni një serial pa ndërprerje
Game of Thrones, West World, Breaking Bad, Narcos, Casa de Papel e shumë seriale të tjera ju thërrasin që t’i shihni. Kështu bëni gati kokoshkat dhe vishni pizhamet.

2. Bëhuni kreativ dhe me këtë nënkuptojmë
DIY (Do it yourself) Nuk ka kohë më të mirë për t’u bërë pak kreativ, për të dekoruar dhomën me ndonjë pikturë se sa kur jeni në shtëpi në një ditë me shi.

3. Pastroni dhomën tuaj të gjumit
Përveç se do të keni një hapësirë më të rehatshme, do ta bëni mamin vërtet të lumtur, për më tepër do të mund t’i gjeni çorapet me lehtësi.

4. Shikoni një film
Ose dy, tre, ose katër filma…

5. Praktikoni një rutinë të re bukurie, maskë për fytyrën ose mund të gjeni pafund make up tutorials në YouTube
Nuk ka moment më të mirë për të eksperimentuar me veten, se sa kur je në shtëpi dhe nuk ke asgjë tjetër për të bërë. Fundja edhe nëse eyelineri shkon keq, askush nuk do t’ju shohë

ME TE LEXUARAT