Hapen letrat e Tarotit, astrologia zbulon çfarë pritet për 12 shenjat e Horoskopit: Kush do ketë ngritje ekonomike

Letrat tarot janë ndër elementët më të famshëm për parashikimin e fatit sot, me një histori të gjatë që zë fill në shekullin e XV (rreth viteve 1440–1450 në Milano dhe Ferrara të Italisë, ku fillimisht ishin lojëra tavoline për elitën).
Me kalimin e kohës, ato u shndërruan në një sistem kompleks ezoterik për vetëreflektim, meditim dhe parashikim fati, të bazuar në katër elementet e natyrës (zjarri, uji, ajri, toka), astrologjinë, simbolikën dhe psikologjinë njerëzore.
Elena Demollari, astrologe dhe lexuese e tarotit, ka lexuar letrat tarot për 12 shenjat e Horoskopit në emisionin “Mes’Drite”, ku deklaron se Virgjëresha është shenja më me fat e muajit shtator në të gjitha drejtimet: punë, dashuri, karrierë, financa dhe projekte.
Parashikimi i plotë sipas shenjave të zodiakut
Dashi
Do të jetë pak i zemërthyer në lidhje me dashurinë dhe në kërkim të një drite, por duhet të presë edhe pak. Personat që do të kenë mundësi për ta ndihmuar, nuk do t’i ofrojnë ndihmë. Do të marrë një lajm të mirë dhe një lajm më pak të mirë. Do të ketë forca dhe përfitime të vogla financiare. Në fillim do të ndiejë një bllokim mendor, por më pas do të çlirohet dhe në fund do të ketë energji pozitive.
Demi
Do të jetë pak konfuz dhe i pasigurt për vendimet që duhet të marrë. Pavarësisht pengesave që mund të ketë kaluar, do t’i stabilizojë gjërat. Është në pritje të lajmeve të mira dhe të ndonjë sponsori apo financuesi për projektet e tij. Do të ndërmarrë udhëtime të gjata me vendimmarrje të rëndësishme. Në përfundim të situatave, me komunikim të vazhdueshëm me universin, do të “dalë dielli” që djeg të këqijat dhe sjell energji pozitive.
Binjakët
Pavarësisht pengesave gjatë jetës, Binjakët do t’i plotësojnë dëshirat e tyre dhe projektet do t’u bëhen realitet. Kanë një intuitë dhe energji të fortë, prandaj duhet t’i japin kurajë vetes. Nëse kanë çështje ligjore apo të drejtësisë, ato do të gjejnë rrugëzgjidhje.
Gaforrja
Gjatë kësaj periudhe kanë ndier sikur kanë qenë të mallkuara, betuar apo të ngarkuara, por kjo energji negative ose “mallkim” po u largohet pak nga pak, për fat të mirë.
Luani
Do të ecë përpara në profesionin ose punën e tij, si me arritjen e ndonjë diplome apo projekti. Duhet të tregojë kujdes me rrethin shoqëror. Do të ketë një familje të kompletuar dhe dëshira për blerjen e një shtëpie do t’i realizohet. Nga ana shpirtërore do të gjejë qetësi dhe do të marrë një vendim të rëndësishëm. Dikush që e ka vrarë shpirtërisht, do t’i kërkojë të falur. Shtatori do të jetë një muaj me më shumë lëvizje dhe energji pozitive krahasuar me gushtin.
Virgjëresha
Si shenja më me fat e muajit shtator, nëse ka menduar të zgjerojë një biznes apo të realizojë një projekt, dëshira do t’i bëhet realitet me energji jashtëzakonisht pozitive në çdo drejtim.
Peshorja
Në muajin shtator mund të ketë pak krisje dhe mbingarkesë. Në momentin e fundit mund të ndiejë lodhje dhe të mendojë të dorëzohet, por nuk do të dorëzohet; do të çelë diçka e re. Mund të mërzitet pak, sepse tri kërkesa do t’i refuzohen, por në fund dy përgjigje do të zgjidhen. Do të ketë energji pozitive, një udhëtim të gjatë ose një takim të rastësishëm. Duhet të tregojë kujdes nga persona të tretë ose të maskuar. Në fund do të arrijë stabilitet, harmoni dhe do të jetë me këmbë në tokë.
Akrepi
Duhet të tregojë kujdes në marrëdhëniet sentimentale dhe nga personat negativë rreth tij.
Shigjetari
Do të ecë përpara, pavarësisht nëse ka pasur humbje parash, humbje pune apo kriza në partneritet. Gjërat do të stabilizohen dhe do të gëzojë një familje të kompletuar. Mund të zgjerojë biznesin e tij, betuar apo ruajtur nga spiunazhi dhe nga persona negativë që mund t’i presin lajmet ose planet në mes. Do të ndërmarrë udhëtime të gjata dhe do të përparojë në punë e biznes, ndërsa në dashuri duhet të jetë më i kujdesshëm.
Bricjapi
Shenjë toke mistike që ruan shumë sekrete. Në letrat tarot përfaqësohet nga letra e Priftëreshës që sundon të këqijat. Duhet t’i besojë intuitës dhe energjisë së vet. Gjatë shtatorit do të ketë energji pozitive dhe do të marrë vendime të rëndësishme me kontrata pune, firma e dokumente. Mund të jetë i rënduar nga puna, por do të manifestojë sukses. Do të ketë takime, telefonata, udhëtime të prurshme dhe një dashuri pasionante (veçanërisht me Binjakët, Demin apo Akrepin). Pritet ngritje ekonomike në biznes e prona, para të papritura dhe realizim i dëshirave.
Ujori
Pavarësisht situatave të vështira që ka kaluar, Ujori do të dalë nga kjo gjendje. Do të ketë nisma të reja dhe duhet të ecë përpara, pa e kthyer kokën pas nga e kaluara. Pritet ngritje ekonomike e financiare, veçanërisht nëse merret me tregti. Do të marrë lajme të bukura, do të gjejë qetësi paqësore dhe do të rrethohet nga energji pozitive.
Peshqit
Kanë kaluar situata të vështira, por në fund do të jenë me këmbë në tokë. Duhet të tregojnë kujdes nga persona negativë, xhelozë, hakmarrës apo nga tradhtitë në shoqëri, punë, biznes e dashuri. Nëse ndonjë pjesëtar është në burg, mund të përfitojë nga amnistia ose të lirohet. Pritet bashkëpunim në grup, ngritje ekonomike, avancim në biznes dhe rilindje e diçkaje të re me energji pozitive.


