Historia e dashurisë që po çmend internetin! Një 44-vjeçare u martua me një... (FOTOT)

Mosha është thjesht një numër, dhe bukuria është në syrin e shikuesit. Për një grua, rënia kokë e këmbë në dashuri erdhi në një formë krejt të pazakontë.
Sandra Rahm, 44 vjeç, nga Strasburgu, Francë, sapo është martuar me dashurinë e saj të vërtetë – një tramvaj me numrin “3013”.
Pasi kishte qenë e dashuruar me transportin publik të Kompanisë së Transportit të Strasburgut (CTS) për të paktën gjashtë vite, Rahm më në fund arriti të “martohej” me të në vitin 2024. Marrëdhënia, e cila është bërë virale në rrjetet sociale, thuhet se filloi në vitin 2020 gjatë lockdown-it.
“Daily Star” shkruan se Rahm thuhet se kishte përjetuar një takim të papritur që ajo e interpretoi si një shenjë. Në fakt, ndjenjat romantike dhe tërheqja ndaj objekteve të pajeta i ishin shfaqur që në adoleshencë.



Rahm jeton me një prirje të rrallë të quajtur objektfili (objectophilia) – një orientim seksual ose romantik i karakterizuar nga një tërheqje e thellë emocionale ose fizike ndaj objekteve specifike të pajeta, si ura, ndërtesa apo makina.
Individët shpesh ndiejnë një marrëdhënie reciproke, duke përjetuar dashuri dhe shoqëri me objektin e zgjedhur, dhe kjo nuk konsiderohet si çrregullim mendor. Në vitin 2020, gjatë lockdown-it, Rahm e kuptoi këtë tërheqje të saj të veçantë pasi pa dramën belge-franceze-luksemburgase “Jumbo”.
Filmi trajton objektfilinë dhe përqendrohet te Jeanne, e luajtur nga Noémie Merlant (“Portrait of a Lady on Fire”), një vajzë e turpshme që punon si pastruese nate në një park lojërash dhe bie në dashuri me një lodër të re që ajo e quan “Jumbo”. Megjithatë, Rahm nuk u habit nga historia e saj e dashurisë.
Ajo kishte thënë më parë për Les Dernières Nouvelles d’Alsace:
“Në vitin 2015, një medium më parashikoi se do të kisha një marrëdhënie me një objekt në vitin 2020.”
Parashikimi u bë realitet kur më 22 korrik 2020, Rahm iu afrua tramvajit të saj të dashur.
“I fola tramvajit dhe i kërkova një shenjë.”, ka treguar ajo./Shqip


