Shërimi i vërtetë i vetvetes fillon me njohjen e së vërtetës

Shpesh flitet për faljen ndaj prindërve si një hap i domosdoshëm për të ecur përpara në jetë. Por për shumë njerëz, kjo nuk është aq e thjeshtë sa duket.
Kur një person ka kaluar përvoja të dhimbshme në familje, ideja e faljes mund të ndihet e rëndë dhe e padrejtë.
Në vend që të ndihmojë, mund të krijojë ndjesinë sikur duhet të heshtë dhimbjen dhe të harrojë atë që ka përjetuar.
Psikologët e shohin shërimin si një proces që nis me pranimin e së vërtetës. Fillimisht duhet pranuar se ka pasur lëndim dhe se çdo njeri meriton dashuri dhe siguri, sidomos në familje.
Falja, nëse ndodh, vjen më vonë dhe vetëm kur personi është gati. Nuk është diçka që mund të imponohet apo të bëhet nga detyrimi.
Për të ecur përpara, nuk është e nevojshme të mohosh të kaluarën. Përkundrazi, është e rëndësishme të pranosh atë që ke qenë dhe të tregosh kujdes për veten, ashtu siç do të duhej të ishte bërë që në fillim./ORA


