Ambasada e SHBA-së në Prishtinë: Ne të gjithë brohorasim për ju, bëjeni Kosovën krenare

Sport

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë: Ne të gjithë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll luan sot kundër Turqisë në Prishtinë, në një ndeshje që mund të jetë historike për 'Dardanët'.

Të gjithë shqiptarët sot janë me sytë nga futbollistët e Kosovës, ndërsa edhe ambasada e SHBA-së në Prishtinë bën tifo për djemtë e Franco Fodës.

"Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, po ju brohorasim, luani fuqishëm dhe bëjeni Kosovën krenare", shkruan Ambasada e SHBA-së në Kosovë në kanalet e komunikimit.

Përfaqësuesit e SHBA-së në Prishtinë mbajnë veshur edhe fanellat e Kosovës teksa pozojnë.

ME TE LEXUARAT