De Laurentiis thotë ”JO”, refuzohet oferta 2 miliardë euro nga Amerika

Presidenti Aurelio De Laurentiis ka refuzuar një superofertë nga SHBA prej 2 miliardë eurosh për blerjen e Napolit, një shifër kjo rekord që tejkalon vlerësimin aktual të klubit, duke vendosur të mbajë drejtimin e klubit teksa afron 100 vjetori i themelimit të tij.
Sipas ”Corriere Dello Sport”, propozimi që synonte krijimin e një sektori shumësportësh me investime strukturale dhe ku do të përfshihej si ndërmjetës, Matt Rizzetta, u studiua për muaj përpara se të frenohej përfundimisht
Në këtë mënyrë, Aurelio De Laurentiis, që nuk ka ndërmend të shesë klubin e Napolit të cilin e bleu në 2004, është projektuar drejt së ardhmes; me blindimin e pozicionit të tij në krye, prioritetet e menjëhershme për sezonin 2026/27 janë zgjedhja e pasuesit të Antonio Contes.
Kjo që do të ulet në pankinën e Napolit për herë të fundit në ndeshjen me Udinesen në Maradona Stadium dhe realizimi i një impianti të ri që të jetë në pronësi të klubit në një zonë tjetër të qytetit, duke përjashtuar përfundimisht çdo pjesëmarrje në punimet për ristrukturimin e impiantit të Fuurogrotta.


