Formula1/ Tension te Mercedes, Rusell fiton garën Sprint në Kanada! Sulmon Antonelli: Më bëri padrejtësi!

Shkëndija të forta janë rregjistruar në garën Sprint të kanadasë në Formula 1. Protagonist ishin dy pilotët e Mercedes George Rusell, i cili e përfundoi garën i pari dhe Kimi Antonelli, i cili e mbylli në podium, por në vendin e 3.
Që pas nisjes talenti italian Kimi Antonelli po sulmonte kreun, por hasi shumë vështirësi ndaj shokut të skuadrës. Fillimisht 19-vjeçari përfundoi jashtë piste, në bar, ndërsa në tentativën e dytë u bllokua nga një frenim i fortë i Rusell. Menjëherë pas këtij momenti Antonelli ishte i acaruar në radio, duke iu drejtuar skuadrës me fjalët ‘ishte e padrejtë’.
Incidenti as nuk u hetua nga zyrtarët e garës, ndërsa skuadra e Mercedes i tha Antonellit se episodin nuk duhet ta diskutojnë publikisht.
Megjithatë pasi i kërkuan të qetësohej Antonelli e përfundoi garën sprint në vendin e 3, ndërsa i dyti u rendit Lando Norris me McLaren. Në vendin e katërt përfundoi Oscar Piastri.
Vetëm vendi i pestë dhe i gjashtë për dy pilotët e Ferrarit, Charls LeClerck dhe Leëis Hamilton. Rezultati i Ferrarit tregon edhe njëherë se skuderia e kuqe është larg kreut, që sulmohet nga Kimi Antonelli dhe George Rusell. Pilotët e Mercedes mbajnë vendin e parë dhe të dytë në renditjen për pilotë, ndërsa gara e kësaj fundjavë në Kanada do të nisë të dielën në orën 22:00.


