Sulmuesi shqiptar vendos të rrezikojë karrierën e tij/ Klubi kërkon me ngulm largimin (EMRI)

Rrugët e Milot Rashicës me Beshiktashin po ndahen në mënyrën më të keqe të mundshme. 30-vjeçari nuk ishte as në stol në ndeshjen e fundit, ndërsa klubi kërkon me ngulm largimin.
Madje tashmë raportohet se klubi turk është i gatshëm të paguajë çdo detyrim ndaj Rashicës, që ky i fundit të largohet. Vetëm sulmuesi refuzon këtë opsion duke u shprehur se është i lumtur te Beshiktashi.
Rashica po rrezikon kështu karrierën. Kjo pasi ekziston mundësia që Beshiktashi ta mbajë në tribunë për gjatë gjithë sezonit.
Futbollistit të lindur në Vushtri i ka mbetur edhe ky sezon në kontratë. Kujtojmë se në vitin 2023 ishte Noruiç që e shiti kartonin e tij për 5 milionë euro te Beshiktash.
Dhe pse Erzurum ka treguar interes për shërbimet e tij, vetë Rashica po pengon largimin.


