Gemini hakon tri kompani, modeli i Google del jashtë kontrollit, tenton të hyjë në sisteme me password

Modeli i inteligjencës artificiale Gemini, i Google arriti të hynte në disa sisteme të mbrojtura gjatë një testi të sigurisë kibernetike. Rasti ndodhi në maj gjatë një vlerësimi të zhvilluar nga kompania “Irregular”, e cila teston sigurinë e modeleve të inteligjencës artificiale.
Gjatë testit, Gemini kërkoi informacione në internet dhe tentoi të hynte në tre faqe që mendonte se ishin pjesë e provës. Në një rast, modeli provoi fjalëkalime të ndryshme derisa arriti të hynte në një sistem.
Në dy rastet e tjera, ai gjeti kredenciale të publikuara online dhe i përdori për të hyrë në sisteme të mbrojtura.
Google tha se të gjitha subjektet e prekura u njoftuan dhe se problemet janë rregulluar. Sipas kompanisë, Gemini ndaloi vetë veprimet e tij në të tre rastet.
Një seri ngjarjesh të njëpasnjëshme jane raportuar gjatë një periudhe 10-ditore. Laboratorët më të mëdhenj të inteligjencës artificiale po kalojnw njw periudhw tronditjeje, pasi ekspertwt lajmwruan se krijimet e tyre mund tw kërcënojnw shkatërrimin e vetë njerëzimit.
Këto incidente kanë rikthyer diskutimin për sigurinë e modeleve të AI-së, veçanërisht tani që ato po marrin më shumë autonomi dhe akses në internet.


