Aksident i fortë në Vorë-Fushë Krujë, dy makina përplasen kokë më kokë, dyshohet për një vik'timë

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë, në zonën e Urës së Gjolës, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë, ndërsa dyshohet se një person ka humbur jetën.
Sipas të dhënave, një automjet tip “Benz”, që udhëtonte nga Rinasi në drejtim të Fushë-Krujës, dyshohet se ka kryer një parakalim të gabuar dhe është përplasur me një automjet tip “Land Rover”, i cili lëvizte në drejtim të kundërt.
Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë të dy drejtuesit e automjeteve kanë mbetur të plagosur rëndë.
Njëri prej tyre nga Korça është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai mund të ketë ndërruar jetë gjatë transportit, por ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Spitali i Traumës.
Edhe drejtuesi i automjetit tjetër ka pësuar dëmtime të rënda dhe po transportohet për ndihmë të specializuar mjekësore në Tiranë.


