Aksident i frikshëm në Sarandë! Makina përfundon në xhamat e një automjeti të parkuar

Aktualitet

Aksident i frikshëm në Sarandë! Makina përfundon në

Një aksident i frikshëm, fatmirësisht pa pasoja në njerëz, ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në rrugën e Pestë në qytetin e Sarandës.

Një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin e huaj Essah Alhajri, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka goditur një automjet të parkuar. Nga përplasja, automjeti i parkuar është spostuar dhe ka goditur një tjetër mjet. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Pas testit të alkoolit, drejtuesi i Volkswagen-it rezultoi se nuk kishte konsumuar pije alkoolike. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë nisur veprimet procedurale për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT