Aksident rrugor në aksin Elbasan-Përrenjas/ Lëndohen dy persona, rruga bllokohet për 40 minuta (PAMJE)

Aktualitet

Aksident rrugor në aksin Elbasan-Përrenjas/ Lëndohen dy persona,

Një aksident rrugor është rregjistruar pak orë më parë në aksin Elbasan- Përrenjas, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Bëhet me dije se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy vajza, të cilat udhëtonin në njërin nga automjetet.

Aksident rrugor në aksin Elbasan-Përrenjas/ Lëndohen dy persona,

Ato janë dërguar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore, ndërsa siç shihet edhe në foto automjetet janë dëmtuar.

Kjo situatë ka sjell një kolaps në qarkullimin rrugor, pasi prej 40 minutash rruga ka qenë e bllokuar. Policia ka shkuar në vendgjarje, ndërsa po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

ME TE LEXUARAT