Aksident në aksin Berat-Lushnje/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, dy persona në gjendje të rëndë

Aktualitet

Aksident në aksin Berat-Lushnje/ Tre automjete përplasen me

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Kashtëbardhë, ku tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si rezultat i kësaj përplasjeje, një makinë ka rënë në tokat bujqësore, duke ngecur në kanal, ndërsa dy të tjera kanë mbetur në rrugë.

Sipas burimeve në vendngjarje, dyshohet se shkak i aksidentit është parakalimi i gabuar.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Lushnjës, ndërsa dy prej tyre në gjendje më të rëndë.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

ME TE LEXUARAT