Kërkuan takim me Veliajn në paraburgim, SPAK refuzon kërkesën e avokatëve britanikë, çfarë ndodhi

Politikë

Kërkuan takim me Veliajn në paraburgim, SPAK refuzon
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka refuzuar kërkesën e avokatëve britanikë për të takuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit.

Një javë më parë, avokatët kërkuan zhvillimin e takimit më 10 shtator, që Veliaj të firmoste aplikimin për dërgimin e çështjes së arrestit të tij në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Tani, aplikimi në Strasburg pritet të realizohet pa takimin e programuar. Veliaj kërkon të çojë çështjen e arrestimit të tij në Strasburg, pas betejave të fituara në Gjykatën Kushtetuese.

Kujtojmë që kryebashkiaku ndodhet në qeli që prej shkurtit të vitit 2025, ndërsa ndaj tij SPAK ka ngritur akuza për korrupsion pasiv në 9 episode, pastrim parash, fshehje dhe mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre, si dhe futje të sendeve të paligjshme në qeli.

ME TE LEXUARAT