Aksident në Durrës/ Motori përplaset me makinën e turistëve anglezë, plagoset 28-vjeçari
Lajmifundit
/
21 Gusht 2026, 20:08
Aktualitet

Një aksident është regjistruar në Durrës, ku një motor është përplasur me një automjet të drejtuar nga dy turistë anglezë.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, një 28-vjeçar.
I riu është transportuar me urgjencë në Spitalin e Durrësit, ku aktualisht ndodhet në sallën e operacionit.
Pas ndërhyrjes, 28-vjeçari pritet të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë trajtim më të specializuar mjekësor.
Ndërkohë, policia ka nisur verifikimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


