Nën akuzë me Belinda Ballukun/ Gjykata zbut masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli
Lajmifundit
/
21 Gusht 2026, 12:14
Politikë

Gjykata ka vendosur zbutjen e masës së sigurisë për ish-kreun e ARRSH Gentian Gjyli.
Mësohet se ndaj tij është vendosur masa Detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.
Gjyli është nën akuzë në lidhje me procedurat e tenderimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një çështje në të cilën është marrë e pandehur edhe ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku.


