"Komplot i madh kundër shqiptarëve"/ Ngjela: Si dështoi plani i Berishës për të destabilizuar Shqipërinë

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka reaguar në rrjetet sociale, ndërsa ka shigjetuar ish-kryeministrin Sali Berisha për përpjekjet e tij të dështuara për të dëmtuar interesat kombëtare.
Sipas Ngjelës, planet e Berishës për të destabilizuar Shqipërinë kanë qenë në sinkron të plotë me axhendat e Beogradit dhe Moskës. Ai thekson se pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për shfarosjen e shqiptarisë, kjo luftë ka dështuar me turp përballë forcës kombëtare. Avokati thekson se si pasojë e kësaj rezistence, shqiptarët sot jo vetëm që gëzojnë dy shtete të pavarura, por po përgatiten për hapa të tjerë historikë.
Z. Ngjela paralajmëron se pas krijimit të shtetit të tretë shqiptar, do të realizohet projekti i madh i Shqipërisë Etnike si një federatë e fuqishme trepalëshe. Në fund, ai nënvizoi se ekspertët ndërkombëtarë sot po qeshin me dështimin e këtij komploti që nuk ndali dot faktorizimin e shqiptarëve në rajon. “Tani ekspertet ndërkombëtarë po qeshin me Saliun. Ata thonë: Saliu, Beogradi, Athina dhe Rusia donin të shpërbënin Shqipërinë. Asgjë nuk bënë dot. Përkundrazi, si pasojë e luftës se tyre për shfarosje të shqiptarisë, shqiptarët sot kanë dy shtete shqiptare të pavarur. Por, ndërkohë po pritet edhe shteti i tretë i shqiptarëve. Prisni dhe shikoni, sepse, pas krijimit të shtetit të tretë të pavarur, shqiptarët do të krijojnë Shqipërinë Etnike si federatë shqiptare me tre shtete shqiptarësh: Shqipëria, Kosova dhe Çamëria”, shkruan Ngjela.
Ngjela tregon pse Shqipëria mbetet e fortë përballë çdo komploti
Më herët, avokati i njohur, Spartak Ngjela ka shpërthyer në akuza të forta edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se qeverisja e tij ushqehet nga interesat e armiqve historikë të vendit. Sipas tij, Shqipëria sot po udhëhiqet nga ndikimet e Beogradit, Athinës dhe Parisit, me të cilët kryeministri po bashkëpunon hapur. Megjithatë, Ngjela nënvizoi se Shqipëria ka qenë gjithmonë e fortë gjatë shekujve dhe asnjë forcë nuk mund ta mposhtë apo ta dëmtojë atë.
Ai shtoi se faktori shqiptar mbetet mjaft i fuqishëm në rajon, falë pozicionit të tij si aleati kryesor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gadishullin Ilirik. Në fund, avokati paralajmëroi me tone të prera se së shpejti të gjithë do të shohin përfundimin e kësaj situate dhe fatin e kryeministrit Rama. “Pse lodheni? Shqipërinë sot po e drejton Beogradi, Athina dhe Parisi.... kundërshtarët historikë të Shqipërisë, dhe brenda tyre, me armiqësinë e tyre, ushqehet sot edhe Edi Rama, se me ata po punon. Kjo është gjendja. Por Shqipëria ka qenë në shekuj e shekuj e fortë. Asgjë nuk i bëjnë dot. Edhe sot, ne jemi shume të fortë, sepse jemi aleati kryesor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gadishullin tonë Ilirik. Po kryeministri Edi Rama? Prisni dhe shikoni...”, nënvizoi avokat i njohur, Spartak Ngjela.


