Aksident në rrugën Fier-Patos, makinat përplasen “kokë më kokë”! Plagoset një nga drejtuesit
Lajmifundit
/
31 Korrik 2026, 18:39
Aktualitet

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur “Çesma e Mbyetit”.
Një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin U. Xh., është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin N. D., dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i “Audi”-t.
Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë që shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe disiplinimin e trafikut.


