Kriza në Ceuta të Spanjës/ Pas Italisë, Gjermania shtrëngon masat në kufij

Gjermania ka vendosur të zgjasë kontrollet në kufijtë e saj të brendshëm edhe pas muajit shtator, në përgjigje të rritjes së migrimit të parregullt të lidhur me krizën në enklavën spanjolle të Ceutës.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, i cili deklaroi se situata në Ceuta dëshmon se presioni migrator mbetet i lartë dhe kërkon masa të vazhdueshme sigurie.
“Do ta zgjasim mundësinë e kontrolleve të brendshme kufitare përtej shtatorit. Situata në Ceuta tregon gjendjen e paqëndrueshme sa i përket migrimit të paligjshëm”, u shpreh Dobrindt.
Sipas tij, për të ruajtur rezultatet në frenimin e migrimit të parregullt, Gjermania duhet të mbajë kontrolle kufitare fleksibile dhe të përshtatura. Ministri nuk dha një afat se deri kur do të qëndrojë në fuqi kjo masë.
Edhe pse lëvizja pa kontrolle kufitare është një nga parimet themelore të zonës Schengen, Gjermania riktheu kontrollet në të gjithë kufijtë e saj tokësorë më 16 shtator 2024, me synimin për të frenuar hyrjet e paautorizuara. Që atëherë, masa është zgjatur tri herë, së fundmi deri në mesin e shtatorit 2026


