Aksident në Tiranë/ Përmbyset automjeti te “Unaza” në Sauk
Lajmifundit
/
9 Shtator 2026, 16:52
Aktualitet

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Unazës, në Sauk.
Nga pamjet e siguruara në vendngjarje, një automjet shihet i përmbysur në rrugë, ndërsa disa kalimtarë kanë ndaluar për t’u ardhur në ndihmë personave që ndodheshin në automjet.
Paraprakisht, nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e aksidentit.
Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e përplasjes, ndërsa pritet që të dalin më shumë detaje lidhur me ngjarjen.


