Aksident tragjik/ Treni përplaset me betonieren, raportohet një i vdekur dhe 20 të plagosur (VIDEO)

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Poloni, ku një tren pasagjerësh është përplasur me një mikser betoni, duke shkaktuar një viktimë dhe të paktën 20 të plagosur.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ngjarja ndodhi rreth orës 11:25 pranë Sokolniki Suche, në rajonin e Przysucha, rreth 100 kilometra në jug të Varshavës. Treni, i cili udhëtonte nga Lublini drejt Szczecinit, doli nga shinat pas përplasjes.
????Wykolejenie pociągu Intercity pod Przysuchą
— Codziennik z Mordoru (@mordownik4u) September 9, 2026
9 września 2026 r. w Sokolnikach Suchych koło Przysuchy wykoleił się pociąg Intercity „Koziołek” relacji Lublin Główny – Szczecin Główny. Samochód ciężarowy wjechał pod skład na przejeździe kolejowym. Wykoleiła się lokomotywa i… pic.twitter.com/KwLyreFxkQ
Treni “Koziołek”, me gjashtë vagona dhe një lokomotivë, transportonte rreth 120 pasagjerë. Si pasojë e përplasjes, disa vagona dolën nga shinat dhe u përmbysën pjesërisht, ndërsa një pjesë e trenit përfundoi në anën e kundërt të linjës.
Mes 20 të plagosurve, katër janë në gjendje të rëndë.
Në mesin e tyre ndodhen drejtuesi i mikserit të betonit dhe drejtuesi i trenit, i cili mbeti i bllokuar në kabinën e lokomotivës dhe u nxor prej andej nga ekipet e shpëtimit.
Në vendngjarje u angazhuan rreth 30 brigada zjarrfikëse dhe dy helikopterë të shërbimit të emergjencave. Pas aksidentit, qarkullimi hekurudhor në linjën 22, ndërmjet Wolanów dhe Przysucha, u pezullua. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e përplasjes.


