Aksident në Vaqarr, plagosen 6 fëmijë dhe shoferja

Aktualitet

Aksident në Vaqarr, plagosen 6 fëmijë dhe shoferja

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në kryeqytet, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar 6 fëmijë.

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:05, në Vaqarr: “ku automjeti me drejtuese shtetasen me inicialet Xh. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. P.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 fëmijë të mitur, të moshave 6-10 vjeç, të cilët udhëtonin si pasagjerë në automjetin që drejtohej nga shtetasja Xh. Sh., si dhe vetë drejtuesja e këtij automjeti.”

Të gjithë të plagosurit po marrin mjekim në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:05, në Vaqarr, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. P.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 fëmijë të mitur, të moshave 6-10 vjeç, të cilët udhëtonin si pasagjerë në automjetin që drejtohej nga shtetasja Xh. Sh., si dhe vetë drejtuesja e këtij automjeti.

Të dëmtuarit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT