“Morën rrugët me molotovë”/ Rama në Durrës, nuk kursen kritikat për opozitën: Në krye të PD, një mbetje e komunizmit

Politikë

“Morën rrugët me molotovë”/ Rama në Durrës,

Partia Socialiste feston sot 35-vjetorin e themelimit të saj në Durrës. I pranishëm në këtë aktivitet, kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij, ku foli për një sërë çështjesh duke mos i kursyer kritikat për opozitën.

“Sot e gjithë ditën në anën tjetër vazhdon dhe mbijeton në krye të asaj që gabimisht quhet opozitë, një mbeturinë e komunizmit, në formën e vet më të neveritshme. E komunizmit që formën e vet më të keqe e ka te komunisti antikomusit.

Por ky nuk është problemi jonë dhe ne nuk na intereson kjo, por për ilustrim e solla në vëmendje. Si mund të krahasohej Shqipëria e fundosur e piramidave.

Mashtrimi më i madh në histori, nuk kishte si të ishte një Shqipëri pa një mijë e një gropa e boshllëqe, por u riangazhua me të ardhmen, me botën për të rivendosur rregull me tokën që deri në atë moment ishte hapur dhe bërë humnerë.

Morën rrugët me molotovë dhe gëzoheshin që fotografitë e flakdanëve që qëllonin mbi kryeministri e xhami dilnin në mediat e botës. Nxorën flamuj të gjermanisë në bulevard për herë të parë në historinë e pluralizmit, se kishim parë flamuj të amerikës. Flamuj të Gjermanisë nuk kishim parë që të dilnin”, tha ai.

ME TE LEXUARAT