“Tërmet” te Milani! Shkarkohen Tare, Alegri, Furlan dhe Monkanda

Një zhvillim i fortë ka tronditur kuqezinjtë e Milanit ditën e sotme pas turpërimit mbrëmjen e djeshmë ku u mundën nga Kaljari në “shtëpi” dhe përfunduan jashtë zonës Champions.
Mediat italiane raportojne se pronari Xherri Kardinale ka “prerë kokat” Igli Tares, Masimiliano Alegrit, Xhorxho Furlanit dhe Xhefri Monkadas.
Ndërkohë i vetmi që nuk është prekur është Zlatan Ibrahimoviç. Ky i fundit mban pozicionin e këshilltarit.
Madje, Ibra pritet të ketë më tepër rol në revolucionin që ka nisur.
Igli Tare emërohej një vit më parë. Për 52-vjeçarin nga Vlora ishte eksperienca e dytë si drejtor sportiv në Seria A. Më parë ishte pjesë e Lacios.


