Aksidenti TRAGJIK në Durrës! Arrestohet 57-vjeçari, policia ndan detajet: I mituri i plagosur...

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur qytetin e Durrësit, ku dy fëmijë të mitur kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje kritike.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20 në lagjen nr. 15, ku një automjet i drejtuar nga një 57-vjeçar ka përplasur tre fëmijë rreth 10 vjeç.
Për pasojë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa fëmija i tretë është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.
Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


