Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut në Tiranë, dyshohet se…
Lajmifundit
/
2 Maj 2026, 18:18
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja jete në zonën e Oxhakut.
Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet të jetë një taksist rreth 40 vjeç. Nga të dhënat e para, nuk janë konstatuar shenja dhune në trup, ndërsa dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga shkaqe natyrale.
Trupi i pajetë është transportuar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.
Autoritetet kanë nisur veprimet hetimore dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


