Alarmi për bom'bë në Durrës, reagon Policia: Janë njoftuar specialistët xhenierë për verifikimin dhe heqjen e tij

Qyteti i Durrësit është zgjuar i alarmuar nga dyshimet për vendosjen e një bombë në lagjen nr.3.
Policia në një reagim zyrtar bën me dije se menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për rastin.
Më tej thekson se janë njoftuar specialistët xhenierë, për heqjen e objektit dhe verifikimin e tij.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:00, në lagjen nr. 3, është konstatuar në rrugë, një celular i lidhur me një objekt të dyshimtë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për rastin.
Janë njoftuar specialistët xhenierë, për heqjen e objektit dhe verifikimin e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.


