Arti në zi/ Ndërron jetë regjisori i njohur, drejtoi teatrin e kukullave për 40 vite
Lajmifundit
/
14 Gusht 2026, 16:42
Aktualitet

Gjirokastra humbi këtë të premte një nga figurat e spikatura të jetës së saj kulturore, regjisorin dhe aktorin Osman Buzo.
Njëkohësisht ish drejtues i Teatrit të Kukullave në Gjirokastër për më shumë se 40 vjet, Buzo u nda nga jeta duke lënë pas një kontribut të çmuar në art, kulturë dhe publicistikë.
Ai ishte edhe një kronikan i pasionuar i Gjirokastrës dhe Libohovës, duke dokumentuar historinë, traditat, njerëzit dhe vlerat e trevës.
Buzo do të prehet në vendlindjen e tij, në Libohovë.


