Sazan Guri tregon planin e qeverisë për zjarret: Zonat po përgatiten për resorte dhe investime

Aktualitet

Sazan Guri tregon planin e qeverisë për zjarret: Zonat po

Ambientalisti Sazan Guri, i ftuar në një intervistë televizive, deklaroi se dëmi nga zjarret nuk lidhet vetëm me ndotjen, por edhe me pasojat që ato kanë në pyje dhe territor.

Guri tha se 90-95% e rasteve, sipas tij, nuk lidhen me fermerë apo blegtorë, duke ngritur dyshime për zjarrvënie të qëllimshme.

“Zjarret janë qëllim”, u shpreh ambientalisti, duke pretenduar se ato mund të përdoren për të justifikuar prerjet e paligjshme të pyjeve dhe më pas tjetërsimin e tokave për resorte apo investime.

Ai kritikoi gjithashtu menaxhimin shtetëror të pyjeve dhe lejet e shfrytëzimit, ndërsa theksoi rëndësinë e tyre në thithjen e CO₂, prodhimin e oksigjenit dhe mbrojtjen e ekosistemit.

Sazan Guri:

Dëmi sigurisht që është në mënyrë të tejskajshme për ndotjen që ai bën, por kjo është një gjë shumë e vogël me atë qëllimin e keq që është brenda këtij dëmi.

Për shembull, prodhohet një dioksid karboni i panevojshëm ose i tepërt për mënyrën e teskës së njeriut kudo qoftë ai. Kemi një nxënie të temperaturave shumë herë më tepër sesa ç’e vet dioksidi i karbonit ka edhe elementë të tjerë që e frenojnë daljen e nxehtësisë nga toka në drejtim të stratosferës.

Pra, kemi një ngrohje më tepër se ç’duhet globale, por edhe lokale. Në atë zonë ku ndodh zjarri, ka një ngrohje jo vetëm ngrohje nga zjarri, por ngrohje nga ajo pasoja që vijnë në atmosferë nga, nga derdhja, nga shkaktimi i ndotësve të zjarrit. Për shembull dioksid karboni, për shembull monoksid karboni, për shembull oksidet e azotit që ndryshojnë raportet në satosferë apo në atmosferë.

Pra, kemi një ngrohje artificiale për shkak të zjarreve. Por kjo, kjo që ju po më pyesni që ndikimi në ndotje, kjo është shumë pak në krahasim me qëllimin ogurzi që e ka ai që, se zjarret janë qëllim.

Pra, ajo është përqindje shumë e vogël që bariu apo fermeri, apo bujku, apo fshatari ka qenë një modë që duke djegur grurin toka merr një lloj hiri, një lloj humusi edhe pak plehërohet, megjithëse kjo ndërhyrje nuk është ndonjë gjë kushedi se çfarë.

Ose mbas të korrurave, ka qenë një zakon që edhe i lashtë, por edhe i kohëve të sotme që i vihet zjarri se kishin një plehërim toka për shkak të erozioneve, që erozioni merr goxha vitamina apo minerale të tokës, dhe pamendje pasohet toka me djegie zjarri.

Po jemi në rast se, në shumicën e rasteve 90%, 95% janë jo me zjarrvënie që s’ka as bujk, s’ka as fermer, nuk ka as bari, nuk ka as dele. Atëherë kush e vë zjarrin? Për mua është shumë e thjeshtë.

Unë e kam thënë dhe vazhdoj ta them që, sikundër është djegia e plehrave nëpër ato që quhen, jo landfill-e, se landfill-i është gjë e kontrolluar, po në atë që quhen dampa, vendhedhje, ashtu dhe zjarri janë vënie me qëllim nga politika, në rastin tonë, nga politika shtetërore.

Sepse më një anë mbas vënies së zjarrit, ato, po t’i vësh re, një gurore, para se të zgjerojë aktivitetin gurore, i digjet pylli përreth gurores. Para se të bëhet bilanci i mbetjeve që ka marrë ai 1 milion euro, bie fjala, ka bërë punë për 100 mijë euro dhe 900 mijë euro ai mbledhësi i mbetjeve i ka të fshehura, i ka të vjedhura, atëherë si ta justifikojë? Do ta djegë i vetmi.

Është shumë e thjeshtë. E njëjta gjë, ai që ka marrë leje nga politika shtetërore, sepse kemi moratorium të pyjeve. Dakord? Që do të thotë që ndalohen të gjithë të tjerët të kenë të bëjnë me pyllin, me mirëmbarshtrimin, me mirëmbajtjen. Ndalohen gjithë të tjerët apo me prerjen. Por kjo nuk do të thotë që politikani, një patronazhist që kujdeset për vendin, për zonën, ai merr përsipër kujdesin edhe për pyllin.

Çfarë? Që merr një leje, po të presë një pyll, më fal, për të prerë disa dru, një lëndë, një lëndë drusore për ngrohje komunale. Se e vë ligji, ligji e përmend që në kaq hektarë pyll, 10%, 2% ti mund ta përdorësh për ngrohje komunale, do të thotë ngrohje e komunitetit. Tani, ai nuk pret, ai ka lejen për një dru dhe për 1 hektar. Ndërkohë që ai pret 10 dru, po e bëjmë metaforë, dhe 100 hektarë.

E ka për një dru vetëm, lejen e ka për një dru, vetëm për dru bushe me diametër 5 centimetra, 10 centimetra maksimum, marrje bushe, që do të thotë e merr për lëndë komunale.

Ndërsa ai ka prerë ahun, ka prerë pishën, ka prerë lisin, ka prerë dushkun. Ka prerë jo 1 hektar, po ka prerë 10 hektarë, 100 hektarë. Për t’i shitur pra. Por është e sigurt, bile bile edhe në Greqi e në Spanjë është e njëjta formulë.

Është zbuluar tani pra. Nuk është se kemi të bëjmë rast tipik shqiptar. Këta e njësoj janë këta. Bile kjo është shumë herë më e keq, pjesa shqiptare është shumë herë më e keq në këtë menaxhim, ku e menaxhon një politikan, që është nga Llaprazhi, ai menaxhon pyllin, ai jep lejet, ai ka targën që këta do dalin në Greqi, këta do dalin në Itali.

Dhe ndodh kjo që, edhe zjarri i pyjeve jo vetëm për të justifikuar prerjet, e paligjshme e dëmshtetje që kanë bërë në kurriz të qytetarëve, por për të justifikuar zonën që nesër ta bëjë tjetërsim urban.

Pra, ky është qëllimi, që ta bëjnë një resort, a vendi pra, a për 1 euro investim strategjik, apo për një investim urban. Pra edhe vetë politika shqiptare, politikanët e zjarrit, e shkatërrimit, po t’i vësh re, politika shqiptare, sidomos këto 30 vjet, sidomos këto 5 vjet.

Ai po bën namin atje, e kupton ti i dashur gazetar, që në momentin që ne kemi dy muaj protesta, ai është duke firmosur për çdo ditë, duke firmosur nga një vepër kriminale për vendin, çdo ditë.

Ai mësohet që në, në vend të muzeut të Pishës së Lumes, që e mbanin do kesh një muze e bre, dhe e shkrijnë kundër e breved. Por në qoftë se e breu vjen me qëllime për ta zhdukur këtë vend, jo kundra tij, po ndonjëherë tangset kundër tij dhe kundër atij që merr këto vendime.

E njëjta gjë është te pylli, vijnë te çështja jonë. Është në mënyrë që ai që vjen, 20 kompani e brehe, ta gjejnë tokën e gjetë e të zhveshur, ta bëjnë unë po e zhvilloj. Po, ora kështu kanë qenë teza 2-3 vjet, ai tjetri ngoshte, hajde vjedhçi pleh. Edhe e kanë dalë që të gjitha.

Dhe unë kam këto gjërat e mia apo dhe çfarë, apo dhe çfarë të tjerë. Po fakti është që kanë dalë pra. Pra, nuk, nuk pas kemi ngjyrë, nëse jo, po ky e ka përgatitur për të parashikuar një diçka ndryshe nga të tjerët dhe fakti kanë dalë.

Atëherë ti ke 20 sot, ferma të mëdha, që përgatiten për të kaluar në dorë, në duart e izraelitëve, se i futën 30 mijë euro, jo më kot do vijnë 30 mijë vitin e mes, për të punuar fillimisht, pastaj ndaj do vijnë toka të tjera ose njerëz të tjerë.

Pra, në këtë kuptim, zjarri për mua jo vetëm justifikon lëndën drusore të prerë, hektarët e shumtë të prerë, por përgatitje për zona urbane dhe përgatitje për njerëz të tjerë, pra për ferma të tjera, për kombe apo për, për po kujt të tjerë. Ky është për mua, e qëllimshme vënia e zjarrit.

Pothuajse, pothuajse i the vetë, po ka një vlerësim. Që një hektar me pyll është baraz me 5 hektarë me grurë. Ashtu? Po, po e sigurt. Pra, vlerat e pyllit, që janë nja 20 vlera të tjera të jashtëzakonshme, që është rrënja që filtron ujin, ky pylli. Është vendi ku prodhon oksigjenin.

Është vendi ku sekuestron gazin karbonik, CO2-shin. Pra është pylli që sekuestron CO2-shin e tepërt. Ti bëj çfarë të duash ti, jo filtra, jo fabrika. Sekuestrimi natyror e bën pylli. Është pylli që bën fotosintezën. Dhe vendi jonë në këto 10 dekada…

ME TE LEXUARAT