Makina përfshihet nga flakët në dalje të autostradës Elbasan–Tiranë
Lajmifundit
/
15 Gusht 2026, 12:34
Aktualitet

Një automjet është përfshirë nga flakët në dalje të autostradës Elbasan–Tiranë.
Ngjarja ka shkaktuar panik te drejtuesit e automjeteve që po qarkullonin në këtë aks rrugor. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa nuk ka informacion të konfirmuar për persona të lënduar.
Në vendngjarje pritet të mbërrijnë shërbimet zjarrfikëse dhe policia për të ndërhyrë dhe për të zbardhur rrethanat e incidentit.


