Tre të prangosur në Fier për armëmbajtje pa leje, policia konfiskon dy armë zjarri

Aktualitet

Tre të prangosur në Fier për armëmbajtje pa leje, policia

Dy operacione policore brenda 24 orëve në Fier dhe Mallakastër, goditen raste të armëmbajtjes pa leje. Tre persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri dhe një armë gjahu.

Në Bypass-in e Fierit, gjatë operacionit të koduar “Aksi”, policia arrestoi një 19-vjeçar nga Vlora, i cili dyshohet se lëvizte me armë zjarri në automjet. Gjatë kontrollit të mjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një pistoletë.

Në vijim të hetimeve u arrestua edhe një 28-vjeçar, pasagjer në automjet, i cili dyshohet se kishte dijeni për armën dhe se ajo do të shitej në Fier. Ndërkohë, në Mallakastër u finalizua operacioni “Hidden Guns”, ku u arrestua një 38-vjeçar nga fshati Lofkënd. Ai dyshohet se ka kanosur me armë gjahu një person tjetër pas një konflikti për motive të dobëta.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe një armë gjahu, të cilat dyshohet se i mbante pa leje. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT