SPAK hyn në zyrat e Ministrisë së Financave ,sekuestrohen dosjet

Aktualitet

SPAK hyn në zyrat e Ministrisë së Financave ,sekuestrohen dosjet

Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet lidhur me çështjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve për muajin gusht 2026. SPAK ka sekuestruar praktikat dhe dokumentacionin përkatës pranë Ministrisë së Financave.

Hetimi lidhet me kallëzimin penal të depozituar nga gjyqtarët për mosekzekutimin e pagave. Në kallëzim kërkohet që organi i prokurorisë të zbardhë rrethanat që kanë çuar në mosdhënien e pagave dhe të identifikojë personin ose personat përgjegjës për vendimmarrjen, përcjelljen apo zbatimin e saj.

Mes personave të kallëzuar është edhe ministri i Financave, Petrit Malaj.

Në dokumentin e depozituar pranë prokurorisë argumentohet se problemi nuk është i kufizuar te një rast individual, por prek një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh në të gjithë vendin.

Përmes kallëzimit, kërkohet që hetimi të përcaktojë përgjegjësinë individuale për veprimet apo mosveprimet që kanë sjellë, sipas kallëzuesve, mosekzekutimin e pagave.

ME TE LEXUARAT