“Në 2026 pa drita e pa ujë!” – Protestuesi me tone të forta: Çohuni nga kafenetë dhe divanet! Këtu e gjeni oksigjenin

Gjatë revoltës qytetare në kryeqytet, një nga protestuesit ka lëshuar një thirrje të fortë ndërgjegjësimi drejtuar qytetarëve që vijojnë të mbeten pasivë në kafene e divane, ndërkohë që vendi përballet me kolapsin e shërbimeve më elementare dhe një klimë të egër frike shtetërore.
Përmes një fjalimi të mbushur me mllef dhe revoltë, protestuesi u ndal te realiteti absurd i Shqipërisë në vitin 2026, ku mungesa e ujit të pijshëm dhe ndërprerjet e energjisë elektrike janë kthyer në përditshmëri, ndërsa terrori i pushtetit ka mbjellë pasiguri ekzistenciale te punonjësit.
Protestuesi iu drejtua me tone të ashpra bashkëqytetarëve që ankohen në heshtje, duke i nxitur të bashkohen në shesh për të mbrojtur të drejtat e tyre:
“E kam mllefin me ata njerëz që ankohen. Ata që ulen nëpër kafe të çohen dhe të vijnë këtu! Ujin e kanë këtu, ja ku është deti i dytë, sepse u mungon uji në vitin 2026. Është katastrofë! U thashë atyre që janë në divane në shtëpi:
‘Hajdeni këtu! Ja ku e keni diellin, t’u japë energji se nuk keni drita në shtëpi në vitin 2026 dhe t’u ndriçojë mendjen!’ U thashë të gjithë atyre që thonë se ka humbur shpresa apo se ka vdekur shpresa: ‘Ja ku janë të gjithë këta njerëz që janë oksigjeni që ju nxjerr nga koma. Mblidhuni e hajdeni të gjithë këtu e protestoni!'”.”


