Bllokimi i rrugës Librazhd-Prrenjas, drejtoria e Policisë Elbasan njofton edhe njëherë akset alternative

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan njofton se, në vijim të informacioneve të mëparshme mbi bllokimin e aksit rrugor Librazhd–Pogradec për shkak të situatës së rënduar të trafikut, janë përcaktuar akset alternative për qarkullimin e mjeteve.
???? Për autoveturat:
Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan
Qafë Thanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë
???? Për mjetet e tonazhit të rëndë:
Pika doganore Qafë Thanë – Maqedonia e Veriut – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit
‼️ Për shkak të bllokimit të plotë të aksit Librazhd–Pogradec, nuk lejohet kalimi i asnjë mjeti, përfshirë ambulancat, shërbimet e policisë, zjarrfikëset dhe këmbësorët.
Policia Rrugore ndodhet në terren për orientimin e drejtuesve të mjeteve dhe monitorimin e situatës. Autoritetet apelojnë për respektimin e sinjalistikës rrugore dhe të udhëzimeve të dhëna nga efektivët.
Për çdo emergjencë, qytetarët mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.