Merr fund përfundimisht mes tyre? Brikena i bën të papriturën Mateos, “shokohet” banori

Duket se krisja mes Mateos dhe Brikenës në “Big Brother VIP Albania” po shkon drejt një pike pa kthim.
Një tjetër tentativë për sqarim mes dyshes jo vetëm që ka shkuar dëm, por e ka përkeqësuar situatën edhe më shumë, duke lënë pak hapësirë për një paqe të mundshme.
Molla e sherrit këtë herë ka qenë pikërisht zgjedhja e Mateos për pesëshen e tij finaliste.
Teksa ai po përpiqej t’i argumentonte dhe justifikonte Brikenës arsyen pse zgjodhi të përfshinte Selinën në këtë listë, biseda ka marrë një kthesë të ftohtë.
Në mes të sqarimit të Mateos, Brikena ka shokuar banorin duke marrë një vendim drastik. Ajo i thekson prerazi se nuk dëshiron të flasë më dhe, pa asnjë paralajmërim, ngrihet nga ambienti ku po diskutonin duke u larguar e duke e lënë Mateon fjalëkryq.
Ky veprim injorues e ka lënë Mateon dukshëm të habitur. Ai e ka përcjellë largimin e saj me fjalët: “Bravo Brikena, bravo.” duke konfirmuar kështu me zë të lartë atë që të gjithë po e shohin: thellimin e një krisjeje të madhe mes dy ish-aleatëve./BBVA5


