"Zoti ju vraftë!"/ Berisha mbyll protestën me një mallkim për Qeverinë dhe Policinë: Do përgjigjeni rëndë...

Aktualitet

"Zoti ju vraftë!"/ Berisha mbyll protestën me një

Pas përfundimit të protestës së opozitës, kryetari i Sali Berisha foli për gazetarët nga selia e Partia Demokratike e Shqipërisë, duke lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë dhe forcave të rendit.

Berisha deklaroi se nuk do të tolerojë asnjë sulm ndaj selisë së PD-së dhe paralajmëroi reagim të menjëhershëm nëse një gjë e tillë ndodh.

“Në rast se guxon të sulmojë këtë seli, selive të tij nuk do t’u gjejë gjurmë. Është mundim i madh për ne të përmbajmë qytetarët dhe sulmet e tyre ndaj selive të krimit. Ata janë të gatshëm në çdo moment për t’i bërë ato të paqena”, u shpreh ai, duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Kreu i PD-së akuzoi gjithashtu qeverinë për përdorim të bombave tymuese dhe bombolave të gazit ndaj selisë së partisë, duke theksuar se opozita e konsideron veten “kryengritëse paqësore”, por nuk do të tolerojë sulme.

Në vijim, Berisha pretendoi se forcat e policisë kanë hedhur gaz lotsjellës në ambientet e një xhamie në momentin kur besimtarët myslimanë po falnin namazin pas iftarit, duke e cilësuar këtë si “krim të shëmtuar”. Ai shtoi se, sipas tij, janë ndaluar edhe qytetarë të pafajshëm, të cilët po mbahen në komisariate.

“Sot besimtarët myslimanë, pas iftarit të agjërimit, Zoti jua pranoftë, janë kthyer në Xhami për të falur Namazin, për të vazhduar lutjen ndaj Allahut të Madh, me qëllim që territori i Xhamisë të mos përfshihet nga asnjë lloj përballjeje; forcat e kryengritësve devijuan në rrugën tjetër, në kah të kundërt, por kjo nuk mjaftoi. Banditë me uniformë, që i kemi filmuar dhe do jua çojmë edhe juve të gjitha videot, kanë hedhur bombola gazi në kate të ndryshme të Xhamisë, në një kohë kur besimtarët po faleshin. E mbushën Xhaminë me gaz lotsjellës. Zoti i vraftë për këtë krim të shëmtuar, janë pasardhës të denjë të etërve të tyre barbarë. Ndërkohë, sikur të ishin terroristë me uniformë, kanë dalë dhe mbledhin qytetarë të pafajshëm, pa asnjë lidhje me protestën, dhe po mbushin komisariatet”, tha Berisha.

Në përfundim të deklaratës, Berisha bëri të ditur se data e protestës së radhës do të njoftohet në ditët në vijim.

ME TE LEXUARAT