Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Berisha: Hitleri i pasluftës! Guximtarët përmbysën kultin e satanit

Politikë

Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Berisha: Hitleri i

Kreu i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, foli para mbështetësve në protestën e katërt kombëtare që po zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke e cilësuar 20 shkurtin si një nga ditët më të shënuara në historinë e vendit.

Në fjalën e tij, Berisha iu referua ngjarjeve të 20 shkurtit 1991, kur, sipas tij, dhjetëra mijëra qytetarë të mbledhur në Qytetin e Studentëve, në mbështetje të grevës së studentëve dhe nën thirrjet e artistes Rajmonda Bulku, marshuan drejt sheshit “Skënderbej”, i cili, sipas tij, ishte i rrethuar nga forca të armatosura.

Berisha deklaroi se rrëzimi i shtatores së ish-diktatorit komunist Enver Hoxha shënoi përmbysjen e regjimit që, sipas tij, për 46 vite kishte persekutuar, burgosur dhe ekzekutuar mijëra shqiptarë.

Ai shtoi se ata që morën pjesë në protestën e 35 viteve më parë nuk do ta kishin menduar se, sipas tij, pas kaq vitesh do të përballeshin me një regjim që e cilësoi “jo identik, por të ngjashëm në shumë aspekte”.

Berisha: Është dita kur 35 vite më parë, dhjetëra mijëra qytetarë të mbledhur në Qytetin e Studentëve, në mbështetje të grevës së studentëve, nën thirrjen e artistes Rajmonda Bulku dhe të protestueve të shumtë, nisen drejt sheshit “Skënderbej” të rrethuar nga të katërta anët me autoblinda, mitraloza, snajper. Në një betejë e cila shënon  kulmin e guximit. Përmbysën shtatoren, përmbysën kultin e Satanit, kultin e Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pasluftës. Përmbysën regjimin i cili në 46 vite persekutoi, burgosi, ekzekutoi, varfëroi më shumë shqiptarë se çdo pushtues tjetër që ata kishin njohur në historinë e tyre. Nderim përjetë atyre guximtarëve. 35 vite më parë, të gjithë ata që ishin në shesh, kurrë nuk do mendonin se 35 vite më vonë do ndodheshin para një regjimi, jo të njëjtë në mënyrë identike, por fatkeqësisht shumë të ngjashëm në shumë e shumë aspekte.

ME TE LEXUARAT