Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristi Lamajt nga Big Brother Vip

Mëngjesin e sotëm, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania është futur një zarf i zi, duke sjellë një vendim të rëndësishëm për garën.
Sipas njoftimit zyrtar, banori Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara për çmimin e madh.
“Banorë, Vëllai i Madh ju njofton se Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara. Televotimi aktual anulohet“-thuhej në Zarfin e Zi që u lexua nga Brikena.
Një javë më parë një zarf i zi mbërriti në shtëpine e Big Brother për Kristin i cili tentoi të largohej vetë përmes murit. Gjatë Prime-t u hap një televotim ku publiku vendosi ta rikthente sërish në shtëpi, ajo ishte tentativa e dytë e arratisjes së Kristit.
Ndërkohë që ende nuk dihet Top Channel dhe BBVIP kanë publikuar këto pamje
Kristi ishte pjesë e shtëpisë që në ditën e parë të nisjes së spektaklit, por gjatë qëndrimit të tij kishte tentuar dy herë të largohej nga shtëpia.
Me leximin e zarfit u konfirmua përjashtimi i tij, si dhe anulimi i televotimit aktual.


